"Na le pa frymë", Xhensila e surprizuar nga dedikimi i rrallë i Besit (FOTO LAJM)

Të gjitha dedikimet e Bes Kallakut për partneren e tij, Xhensila Myrtezajn, përmbajnë doza humori brenda tyre.

Aktori nuk i lë asnjëherë mënjanë batutat as kur i shpreh dashurinë personave të zemrës.

Kështu ka bërë sërish disa ore me pare me gjysmën e tij, Xhensilën, teksa ka publikuar një foto të tyren super të ëmbël.

Poza është shkrepur gjatë festës së ditëlindjes së Besit disa ditë më parë, ku tema kryesore ishte ‘fshati’.

Për këtë arsye, aktori e ka quajtur këngëtaren “Katunarja ime”. Mirëpo, fjalët që pasojnë janë më të ëmblat!

“Si e ka ajo konga, “katunarja ime”??? 😂 Dashurohu me Zotin, ai do të të dërgojë personin e duhur.”- shkruan Besi krahas postimit që na i shkriu zemrat.

Xhensila është surprizuar nga dedikimi i partnerit ku nuk ka ikur pa lënë një koment:

"Rallë i bën këto deklarata, por kur i bën... na le pa frymë. E falenderoj Zotin për ty."

Shtuar më 05/12/2020, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori