Befason luanesha! Nuk e ha bizonin e vogël, por e shoqëron për te tufa (VIDEO)

Pamje befasuese vijnë nga një park në Tanzani ku shfaqet një luaneshë që shoqëron një bizon të vogël për te kopeja e tij. Një veprim ky që një ekspert i kafshëve të egra e përshkroi si një akt dashurie dhe si instikt të nënës.

Faqja zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter e postoi videon të hënën, ku shihet luanesha, duke ecur krah për krah me bizonin sa gjysma e madhësisë së saj, deri sa bashkohet me nënën e tij.

Sipas Pascal Shelutete, zëdhënësit të Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë kjo ngjarje tregoi se instinktet e nënës së luaneshës ishin më të forta se instinktet e saj natyrore grabitqare./albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 12:29