Rrahja e Feros, reperi kosovar merr përsipër sulmin: Është e lehtë ta hapësh gojën
Sulmi ndaj reperit të ri Fero është pasqyruar gjerësisht orët e fundit në rubrikat e ‘showbizz’-it, ndërkohë që mbrëmjen e sotme është identifikuar edhe personi që e goditi.

Bëhet fjalë për një tjetër reper të ri, i quajtur Arjan Sjarina, i cili ka marrë përsipër sulmin.

Arjani, një emër jo shumë i njohur në tregun shqiptar, ka publikuar në rrjetet sociale videon e ngjarjes dhe jep një mesazh për Feron: “Asnjë grusht vallaj hahahaha. Ndeshja është dy kundra dy. Shikojeni mirë, dy të tjerët nuk kanë prekur. Ne s’jemi pi***. ‘Real G’ deri në dhe’. Lehtë është me e hap gojën, por e vështirë për të mbajtur.”

Nga kjo situatë një gjë është e sigurtë, që Arjani do të fitojë jo pak nga fama e Feros. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori