3 mënyra se si Chelsea mund të luajë pas transferimit të Aubameyang

Me largimin e Romelu Lukakut dhe Timo Werner, Chelsea më në fund rifitoi një qendërsulmues me Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona në orët e fundit të merkatos.

Përveç kësaj, këtë verë londinezët nënshkruan me Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella dhe Wesley Fofana.

Këtu janë tre mënyra se si Chelsea mund të luajë me yjet e tyre të rinj këtë sezon.

3-4-3

3-4-3 (2)

4-3-3

Është gjithashtu e mundur që Tuchel të dëshirojë të luajë me dy qendërmbrojtës. Në këtë rast, Thiago Silva mund të ulet në stol, duke i lënë vendin të ardhurve.

Chelsea ka pasur një fillim të vështirë të sezonit të Premier League, pasi ka humbur tashmë dy ndeshje kundër Leeds dhe Southampton. Skuadra e Tuchel aktualisht është në vendin e nëntë në renditje, plot tetë pikë prapa liderit të hershëm Arsenal. /albeu.com/