Françesk Radi në gjendje të rëndë, Rozana i bën një dedikim prekës
Lajmi se kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi është në gjendje të rëndë shëndetësore ka pushtuar mediat sociale ditën e djeshme.

Ka qenë vetë bashkëshortja e tij, e njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësitë
për ta dërguar jashtë ju lutem ta bëjnë" -tha ajo.

Ndërsa ditën e sotme ka reaguar edhe mbesa e Françesk Radit, këngëtarja Rozana Radi e cila ka postuar një foto me fjalë prekëse në rrjetin social Instagram.

"Lutem per ty ! Zoti do tregohet i meshirshem e do te lere ketu me ne! Eshte shume heret per tu larguar . Kemi nevoje ne toke per ty”, shkruan ajo./Albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 11:20
Tage: hlguif

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori