Ka përfunduar nata finale “Këngës
Magjike” për këtë edicion të vitit 2016.
Fituese e këtij edicioni të 18-të është shpallur këngëtarja
Rozana Radi më
këngën “Ma thuaj ti”.
Rozana përveç çmimit të madh në “Kënga
Magjike”, arriti të marrë edhe trofeun “Best artist on ëeb”.
Çmimi i tretë ka shkuar për artisten Arilena Ara me
këngën “ Nëntori” ,ndërsa i dyti për këngëtaren Anxhela Peristeri me
këngën “Gënjeshtar”.
Pasi rrëmbeu çmimin, këngëtarja mori mikrofonin për të thënë dy fjalë, gjersa kërkoi nga meshkujt e sallës që të ngrihen në këmbë për femrat, nëse vërtetë kënga “Ma thuaj ti” ka reflektuar tek ta.
Në fakt kështu ndodhi. Thuajse të gjithë meshkujt në sallë u ngritën në këmbë .
Rozana Radi është aktore, këngëtare dhe autore e shumë teksteve këngësh. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2016,
ora 00:10