Rooney kritikon federatën angleze për trajtimin e lojtarëve pas shpërthimit të coronavirusit: Futbollistët u trajtuan si minj

Wayne Rooney ka kritikuar trajtimin e Federatës Angleze të Futbollit (FA) pas shpërthimit të coronavirusit dhe beson se autoritetet e futbollit i kanë trajtuar futbollistët si “minj” gjatë krizës.

Liga Premier dhe EFL kanë pezulluar ligat e tyre deri më së paku me datë 3 prill për shkak të pandemisë globale.

Por, Rooney është ndier i lënë pas dore nga qeveria e shtetit, si dhe nga FA dhe Liga Premier.

“Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre ka qenë një javë shqetësuese. Ndjemë një mungesë udhëheqjeje nga qeveria dhe nga FA dhe Liga Premier”, ka thënë fillimisht Rooney për The Times.

“Mendoj se shumë futbollistë po pyesnin: ‘A ka diçka të bëjë me paratë që të përfshihen në këtë?’. Pse kemi pritur deri të premten? Pse u desh Mikel Arteta të infektohet që Anglia të bëjë gjënë e duhur?”.


Shtuar 15.03.2020 17:29