E RËNDË/ Doli për të blerë pica, shqiptarja përplaset për vdekje, ngulet tek kangjellat e shtëpisë

Të shunën që lam pas një ngjarje tragjike ka ndodhu në SHBA. Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen para derës së shtëpisë së saj.

Ajo kishte dalë nga shtëpia për të blerë pica kur u godit nga një makinë teksa ecte në trotuar. E ndjera u identifikua si Paulina Nrecaj, 59-vjeçe.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet tragjike, pak minuta pas aksidentit. Shqiptarja shihet pa ndjenja teksa kangjëllat e një banese i kanë hyrë në bark. Qytetarët përpiqen ta ndihmojnë dhe një i ri shkon që ta heqë nga kangjëllat, por është e pamundur.