Roza Lati merr propozim martese nga fansi (FOTO LAJM)

Ajo është parë shpesh në ekranet televizive në formate të ndryshme të shoë-bizit me një stil ndryshe e tepër të veçantë.

Madje ajo njohet edhe si një nga vajzat që nuk e ka problem të flasë për jetën e saj personale. Së fundmi në Instastory ajo na ka treguar se e kanë propozuar për martesë.

"Ma përqafo shumë vjehrrën time", shkroi djali me emrin Reinaldo Gaci në mesazhin e publikuar prej saj.

Roza i shkruan nëse do të martohen bashkë dhe përgjigja e tij është: "Po sigurisht, je fiks për mua". "Lajmin" e martesës ia dha menjëherë të ëmës, e cila pyet se me kë.

"Ti do të bëhesh nuse crazy, e bukur dhe unë do të vij të të marr me makinë të viteve ’50, pastaj do të ikim për muaj mjalti në ishuj", shkroi djali. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2018, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori