Pse duhet të konsumoni rrush

Nëse nuk e keni përfshirë ende këtë frut me lëng në dietën tuaj, ekspertët ju japin nëntë arsye të rëndësishme për ta bërë këtë. Nuk është rastësi që rrushi të konsiderohet si “mbreti i frutave”, sepse jep përfitime dhe arsye të vlefshme shëndetësore, për ta përfshirë atë në dietën tonë.

Ashtu si shumica e frutave, edhe rrushi përmban vitamina, minerale dhe fibra të vlefshme, thelbësore për trupin. Ekspertët sugjerojnë se një dietë e shëndetshme karakterizohet nga një konsum i lartë i frutave dhe perimeve, të cilat përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme që mbrojnë trupin nga rreziqet serioze shëndetësore, si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, citon artikulli.

Siç thekson Shoqata Australiane, rrushi përmban komponentë të rëndësishëm. Një prej tyre është resveratroli, një polifenol i mrekullueshëm, i cili gjendet në sasi më të larta kryesisht në lëkurën e rrushit të kuq. Rrushi është i pasur me vitaminë C, e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit imunitar, zhvillimin e indit lidhës dhe shërimin e plagëve.

Mbron nga shenjat e plakjes

Resveratroli, i njohur si “reverse all” (resveratol – reverse all), ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes, si dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

Mbron shëndetin e syve

Duke përfshirë rrushin në dietën tuaj, do të siguroni nivele më të ulëta të proteinave inflamatore, por edhe sasi më të larta të proteinave që mbrojnë retinën e syrit nga dëmtimi.

Mbështet funksionin e trurit

Resveratroli rrit rrjedhjen e gjakut në tru dhe mund të rrisë performancën njohëse, si dhe të ndihmojë në heqjen e pllakave dhe radikaleve të lira, të cilat ndikojnë në tru. Studimet kanë treguar se një dietë e pasuruar me rrush mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen kundër mosfunksionimit të trurit, veçanërisht në zonat që lidhen me zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Përmirëson lëvizshmërinë e kyçeve

Polifenolet, të përfshira në sasi të mëdha në rrush, ndihmojnë në përmirësimin e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë së kyçeve. Rrushi është i pasur me enzima me veti anti-inflamatore, duke siguruar mbështetje për arteriet, zemrën, duke lehtësuar përgjigjen alergjike dhe duke rritur funksionet riparuese.

Mbron nga rreziku i sëmundjeve të rënda

Rrushi është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i cili lidhet me sëmundje të rënda si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sëmundja e Alzheimerit . Falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, rrushi ndihmon në luftimin e shfaqjes dhe efekteve të presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, si dhe sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe kockave. Kaliumi është jetik për funksionin e veshkave dhe zemrës, tkurrjen e muskujve dhe transmetimin e sinjalit nervor, ndërsa resveratroli ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke lehtësuar rrjedhjen e gjakut. Së fundi, vitamina K ndihmon në koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave.

Kanë veti kundër kancerit

Rrushi përmban një gamë të gjerë fitonutrientësh, nga karotenoidet tek polifenolet, të cilët, sipas disa studimeve, ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, si dhe në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular. Përveç kësaj, resveratroli ndihmon ADN-në të riparojë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.


Shtuar 27.08.2023 17:50