Rosela: Arvizu më qëndroi pranë në një moment të vështirë
Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka shuar të gjithë kuriozitetin në lidhje me miqësinë që ekziston me ish ambasadorin Arvizu dhe raportin përtej petkut të diplomatit. Gjatë një interviste në emisionin "Oktapod", Rosela ka zbuluar se Arvizu i ka qëndruar pranë si një prind i dyte, bashkë me familjen e tij.

Rosela Gjylbegu është rrëfyer në emisionin "Oktapod" në "Vizion Plus" për miqësinë e saj me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri Alexandër Arvizu. “Ne kemi darkuar shume shpesh. Ai është mik i familjes dhe për mua ka qene privilegj të jem pjesë e familjes së tij, pjesë e një miqësie të jashtëzakonshme.

Sigurisht kam darkuar me familjen e tij, me bashkëshorten dhe Jukin, vajzen e vogël. Më vjen keq që ka ikur një mik shumë i mirë. Padiskutim ne do jemi në kontakt gjithe kohën me mesazhe dhe përmes mediave sociale mund ta ndjekim njëri-tjetrin”, thotë Rosela.

Këngëtarja ka zbuluar edhe momentin se si ka lindur kjo miqësi, ku Arvizu thjesht kishte parë një intervistë të saj në media.

“Ka qenë plotësisht dëshira e tij. Më ka ndjekur në një intervistë… ne jemi peshqit të dy në shenjë. E shoqja e Arvizu shpesh më thoshte se mbase ju jeni njohur në një jetë tjetër.

Momenti kur miqësia u lidh më shumë, ishte kur babai im vdiq dhe Arvizu më qëndroi pranë si një prind i dytë, bashkë me familjen e tij. Për mua ishte nder të them të drejtën. Nder i jashtëzakonshëm dhe njeri i jashtëzakonshëm, përtej petkut të diplomatit. Mbi të gjitha e kam vlerësuar për thjeshtësinë si njeri dhe gjithçka që mendonte". /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori