Ronela nuk ka bërë kurrë një klip me bikini për këtë arsye
Ronela Hajatin mund ta shihni me rroba banje apo paksa të zbuluar vetëm nëpër Instagram, pasi në klipe, nuk ka asnjë shans.

Këngëtarja, tregoi dje në "Soiree" se kompleksi i saj më i madh është trupi, prandaj zgjedh të mbulohet sa më shumë.

"E kam kompleks të dalë me rroba banjo në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rroba-banje në jetë! Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin e kam pak kompleks. Nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë."- tregoi Hajati, duke shtuar se mediave ju jep vetëm atë që i duhet, anën e saj profesionale.

Gjithsesi, jo pak herë Ronela është përfolur për format trupore apo fotot që herë pas here zgjedh të postojë në rrjetet e saj sociale.

Edhe pse sot tregon se trupi është një prej komplekseve të saj, Ronela ia ka dalë t'i tregojë të gjithëve se është "rehat" me kilet dhe format e veta. Në shkurt të 2018-ës, ajo tregoi foli për besdisjen që i krijohej sa herë dëgjonte frazën 'je shëndoshur'!

Diçka e tillë me siguri ka kontribuar në kompleksin për të cilin ajo flet sot, pavarësisht se diçka të tillë nuk askush nuk e ndjen në daljet e saj apo performancat e saj.
Shtuar më 24/10/2019, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori