Ronela i hedh ujë zjarrit, ja çfarë thotë për sherrin me Samantën
Ronela Hajati
Sherri më i përfolur i treshes Samanta-Ronela-Zerka duket se ka marrë fund!

Kjo pasi Ronela Hajati, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, duket se i ka hedhur ujë zjarrit që ka nisur këto ditë në mediat sociale.

Gjatë lojës me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

Ronela habiti me përgjigjen e saj. Ndonëse po prisni ndonjë kunjë, gaboheni, ajo ka mendim ndryshe për Samantën:

“Ma keni bërë Samantën si dashnore. Ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam.

Shtuar më 16/11/2019, ora 23:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori