Ronela Hajati tregon si përfundoi në komisariat: Më mbajtën 5 orë
Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka përfunduar në polici pas xhirimeve të klipiit të këngës “A don si kjo?”.

E ftuar në emisionin “Soiree”, Hajati ka treguar se ka shkuar në komisariat për shkka të veshjeve që kishin përdorur në klip, që ngjanin me formacionet e ISIS­it, gjë që shkaktoi debat dhe panik asokohe.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’

Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden.

Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçedurat e tilla.

Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë,”- tregoi Ronela.

Shtuar më 23/10/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori