Ronela Hajati dhe Young Zerka në një marrëdhënie?
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ronela Hajati nuk do ta bëjë mediatike lidhjen e saj me Young Zerkën, ndonëse shumë zëra hedhin poshtë deklaratën e saj. Sikundër shumë këngëtare të skenës shqiptare, edhe këngëtarja mundohet që me çdo kusht të jetë diskrete me jetën e saj personale.

Zerka u përfol se u nda nga e dashura që kishte prej disa vitesh dhe pas saj u lidh me Ronelën. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Ronela Hajati i ka dhënë përgjigje pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ata të dy janë apo jo të lidhur.

Ronela tha se “Zerka është një mik shumë i afërt me mua. Ai ka një lloj stili që e kanë pak veta…”.

Por Rudina Magjistari vijoi të këmbëngulë: “Domethënë mes jush nuk ka më shumë se sa miqësi, nuk keni një lidhje dashurie?”.

“Jo…”, mohoi Ronela duke vijuar se nuk do të flasë më shumë për jetën e saj private. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.