Ronela e zhgënjyer: S’do hesht edhe pse këtu ecin veç të pasurit
Nisur nga publikimi i klipit të saj të fundit "Maje men" këngëtarja Ronela Hajati është shprehur përmes disa shkrimeve në Insta Stories mbi shikueshmërinë e këngëve, problemet në industrinë e muzikës shqiptare, të drejtat e artistëve të rinj etj.

"Nëse do të largohem ndonjëherë nga ky vend, nuk do ta bëj sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe e tillë do mbetem edhe jashtë vendit. Nuk e mendoj këtë gjë, sepse nuk jam ndjerë kurrë e tillë. Nëse do të largohesha, do e bëja sepse nuk mora kurrë atë që meritova", shkruan Ronela duke i kërkuar ndjekësve të saj të dëgjojnë se ç'ka për të thënë.

Këngëtarja ka vazhduar duke shkruar se e vetmja gjë që e ka mbajtur në muzikë kanë qenë fansat e saj, pasi televizionet apo radiot kurrë nuk i kanë kushtuar rëndësi shkruan Anabel.

"Për ta [televizionet dhe radiot] kanë rëndësi artistët e fuqishëm, të rëndësishëm, që vinë nga familje të pasura. [...] Pse duhet të hesht kur po investoj gjithë fuqinë, shpirtin, dashurinë, talentin dhe paratë e mia? As i dashuri, as babi e mami s'më dhanë një qindarkë, kështu që pse duhet ta mbaj gojën mbyllur", shkruan ndër të tjera.

Për Ronelën, në industrinë e muzikës shqiptare, artistët e rinj dhe të talentuar punojnë për të tjerët, ndërkohë që pjesa tjetër shiten si më të mirët duke blerë shikimet në YouTube. Duke marrë shembullin e këngës së fundit, Ronela është e vetëdijshme se nuk priste të ishte ndonjë super hit, por këngë të tjera marrin miliona klikime, ndryshe nga projekti i saj, ku shprehet se ka investuar shumë.

Ronela sqaron në fund se nuk ka për qëllim të thumbojë ndonjë në veçanti, por thjesht të vërë në dukje se shumica e njerëzve përpiqen të prishin punë dhe kjo është për të ardhur turp.
Shtuar më 01/05/2018, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori