Sacchi: Juventusi favorit me Allegrin, Interi nuk do të jetë njësoj pa Conten, “Ok” Milani

Gjatë një interviste të gjatë dhënë për Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Milanit dhe ish-trajneri i kombëtares italiane, Arrigo Sacchi bën parashikimin e tij për kampionatin që do të startojë së shpejti duke mos kursyer “thumbimet” e tij të zakonshme kundër Massimiliano Allegrit dhe diss kritika ndaj Gigio Donnarumma.

Sachi mendon se Juventusi niset favorit për titullin me Allegrin por që ka edhe disa vërejtje ndaj trajnerit bardhezi.

“Allegri është një trajner i shkëlqyer i futbollit italian, që është një futboll i bazuar në episode dhe taktika. Ai ka ide të qarta, dhe është fantastik për t’i zbatuar ato. Ai e di se çfarë dëshiron dhe pothuajse gjithmonë merr çfarë kërkon. Unë e shoh Juven si favorite ndaj Interit dhe Milanit, pasi ka diçka më shumë me kthimin e Allegrit që i jep entuziazëm mjedisit. Dhe pastaj të rinjtë si Chiesa, Rabiot, Kulusevski do të japin një kontribut më të madh. Max di si të marrë maksimumin nga djemtë e tij”.

Më pas Sacchi analizon edhe kampionët e Italisë në fuqi për të cilët e shikon më të vështirë pa Conten në stol.

“Mungesa e Antonio Contes do të ndihet shumë. Së pari sepse Conte është një trajner i jashtëzakonshëm dhe më tepër ai bëri gjithçka te Interi, madje edhe drejtuesin e klubit. Conte ishte i pranishëm në çdo moment të jetës së ekipit dhe të klubit ndërsa Inzaghi është i përgatitur dhe e vërtetoi atë te Lazio. Por atje ai ishte vetëm trajneri. Tani Marotta do të duhet ta ndihmojë atë në menaxhimin e ekipit. Për të kapërcyer mungesën e Conte, i gjithë klubi do të duhet të përpiqet të jetë më i pranishëm te skuadra”.

Përfituan 38 mijë euro duke ndërhyrë në llogaritë e “Facebook”, arrestohet i njëmbëdhjeti i grupit

Sekuestrohen 120 bimë kanabis në Skrapar e Kuçovë, 44-vjeçari kapet duke i ujitur fidanët
Sacchi analizon edhe shanset e kuqezinjve dhe përforcimet që ka bërë Maldini.

“Milani ka humbur Donnarumman dhe më vjen keq, veçanërisht për djalin sepse klubi e bëri atë të rritet, ai duhet të kishte treguar më shumë mirënjohje. Ata që ndjekin para jo gjithmonë arrijnë lumturinë. Sa për Giroud, kohët e fundit ai ka luajtur pak, mund të jetë një rrezik por, nëse nuk doni të shpenzoni male me para, duhet ta dini se mund të ketë ndonjë shqetësim. Dhe pastaj, ku nuk mund të arrish me para, gjithmonë më kanë mësuar që mund të arrish me ide. Në Milano i kanë ato ”

Nuk mund të mungonte një analizë e Sacchit edhe për Atalantën dhe Jose Mourinhon.

“Atalantën nuk mund ta ngarkojmë me përgjegjësi për titullin. Nëse unë shpenzoj dhjetë dhe kundërshtarët e mi shpenzojnë njëqind, unë nuk mund të jem favorit. Deri më tani ata kanë arritur një kryevepër përmes lojës dhe pavarësisht kësaj shpresoj që Atalanta të jetë në gjendje të bëjë një kampionat tjetër me ritëm të lartë. Mourinho? Spektakël i pastër. Mou është një trajner i mirë, një person i kulturuar. Mendoj se do të na bëjë të argëtohemi”, përfundoi ish trajneri i madh i Milanit dhe Italisë.


Shtuar 18.07.2021 16:04