Rona për sonte: Do t’ia dalim mbanë
Finalja e Eurosong mbahet sonte dhe transmetimi i saj fillon ne oren 21:00. Rona Nishliu kendon e treta dhe kodi ku shqiptaret ne diaspore mund ta votojne eshte 03.

Ne sondazhet e “Wiwi Bloggs”, qe i dedikohet Festivalit Europian te kenges, Shqiperia me 1551 vota eshte nje nder tre kenget me te mira, pas Suedise me 3032 vota e Rumanise me 2538.

Edhe kete vit votimi i konkurrenteve u nda 50 me 50 mes jurise profesioniste te cdo vendi dhe televotimeve te publikut.

Kengetarja qe perfaqeson Shqiperine do te konkuroje per cmimin e madh sebashku me shtetet si Greqia, Rusia, Austria, Finlanda, Izraeli, Mali i Zi, Zvicra, Malta, Turqia, etj.

Nje dite para finales, qe mbahet sonte ne Baku te Azerbajxhanit, ajo rrefeu per “Gazeta Shqiptare” emocionet e 22 majit, kur ajo kendoi e qau per Shqiperine ne skenen e Festivalit Europian.

Per te, emocionet e asaj nate kane qene me te medhate e jetes se saj, e megjithekete ajo ia doli te merrte duartrokitje gjate interpretimit.
Ja intervista që dha ajo për Gazetën Shqiptare:

Rona, ia dole te percillje permes kenges dhe zerit ate qe ndjeve diten e tragjedise. Sa e veshtire qe per ty?

Kisha emocione te medha, madje do te thosha emocionet me te medha qe kam perjetuar ndonjehere ne skene. Ndikimin me te madh per keto emocione e kishte tragjedia e ndodhur ne Himare ku humben jeten 13 studente, 13 shpirtra. Jam ndjere shume keq dhe e kam perjetuar thelle ate qe ndodhi, cka edhe u reflektua! Madje e pata te veshtire, me tronditi. Ju shpreh ngushellimet e mia familjeve te studenteve.

Megjithate e mposhte “dhimbjen”…!

Mendoj se edhe fati ishte ne anen tone. Une bera me te miren time edhe pse ne ate gjendje… Jam e lumtur qe ia dola mbane dhejemi te lumtur te gjithe si ekip.

Pervec medias shqiptare, edhe ajo e huaja iu ka kushtuar nje vemendje te madhe…

Edhe ky eshte nje fakt qe e ben te ndihet mire ekipin shqiptar ne Baku, vemendja dhe vleresimi i tyre na ndihmojne.

Vec vleresimeve te mediave dhe publikut, a keni marre te tilla nga koleget qe konkurrojne ne Festivalin Europian?

Po, dhe kjo eshte interesante. Nje pjese e kengetareve kane qene te hapur ne urimet e vleresimet e tyre, cka edhe me ka befasuar deri diku. Nder urimet e para qe kam marre ka qene nga Gjeorgjia, qe madje e shihte kengen si favorite, por me pas nga kengetari turk, nga San Marino, nga Finlanda, Islanda, Danimarka, etj. Me ndjeni, por nuk i kujtoj te gjitha.

Ne youtube qarkullon nje video, ku nje vajze kineze kendon kengen tuaj… Duket se e ka mesuar kengen permendesh por edhe gjuhen shqipe… E keni pare?

(Qesh). Jo, nuk e kam pare, por me kane thene miqte dhe familja kur kam folur me ta.

Shihet nje mbeshtetje e gjere nga bashkatdhetaret jashte, por edhe ne Kosove e ne Shqiperi. Ju, mund te na veconi ndonje mesazh urimi qe keni marre?

Kam marre shume, shume mesazhe, e kjo me ka bere te ndihem vertet mire. Nuk kam pasur mundesi t’i lexoj te gjitha, ose se paku ato mesazhe qe kane ardhur ne rrjetet sociale, por i falenderoj per mbeshtetjen. Nga ana tjeter jam ndjere vecanerisht e lumtur qe me ka uruar personalisht edhe presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, por edhe ministri shqiptar i Kultures, Aldo Bumci. Une i falenderoj per mbeshtetjen dhe per urimin sepse keto na kane bere jashtezakonisht te lumtur. Madje me kete rast, i falenderoj edhe nje here ata qe paten besim tek une dhe me zgjodhen per te perfaqesuar shqiptaret. JU FALEMINDERIT!

Sot, eshte dita e madhe, finalja. Cilat jane pritshmerite?

Ne jemi pergatitur si ekip, ashtu sic ishim pergatitur per gjysmefinalen. Besoj se do te dalim mire. Vemendja qe na eshte kushtuar deri sot, na e jep kete pershtypje. Mendojme se edhe ne finale si ne gjysmefinale do dalim mire. Me japin akoma me shume krahe duartrokitjet e publikut, nje publik i huaj qe e shoqeron kengen me vleresim.

Kjo do te thote se ju jeni ‘gati’?

Po, jemi gati, jemi pergatitur, jemi te motivuar! Besoj se bashkarisht do t’ia dalim mbane. Ne dalim ne skene te tretet dhe shqiptaret ne diaspore mund te na votojne me kodin 03, ka deklaruar Rona Nishliu e cila po përfaqëson shqiptarët në Eurosong.
Shtuar më 26/05/2012, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori