Rona Nishliu me mision të ri
Rona Nishliu do të jetë ajo që do të gjykojë tek “The Voice”, pasi asaj i kanë besuar njërën nga 4 karriket e jurisë dhe njëkohësisht të mentorëve të këtij programi, që do të zbulojë talentet e reja të muzikës.

“Ftesa më befasoi, sigurisht që e pranova me kënaqësi. Në shtëpi madje u gëzuam të gjithë. Në familjen time ky show është përcjellë vazhdimisht, ndaj kur morëm vesh lajmin, nuk po dinim kush po gëzonte më shumë; unë, mami, babi apo vëllai.

Për mua do të jetë një përgjegjësi shumë e madhe. Edhe unë kam dalë nga një spektakël që kishte për qëllim zbulimin e talenteve. Mendoj që me gjithë eksperiencën time, do t’i ndihmoj konkurrentët jo vetëm përgjatë garës, por edhe pas saj.

Do të jem e gatshme në çdo moment”, tha Rona, teksa ishte e ftuar në programin e mëngjesit në “Top Channel”.

Sipas saj, ajo do të kthejë karrigen vetëm atëherë kur të dëgjojë një zë që do ta emocionojë.

Po nëse dikush do të vijë në “Blind Audition” me këngën “Suus”, a do ta ktheje karrigen?

Përballë kësaj pyetjeje, Rona nuk i ka fshehur dot emocionet: “Më keni vënë në një pozitë të vështirë! Di vetëm t’ju them që do jetë një vështirësi e dyanshme; si për atë që konkurron, ashtu edhe për mua”. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori