Rona Nishliu: Lojë fantastike, pavarësisht rezultatit
Kombëtarja shqiptare e humbi ndeshjen debutuese në ‘Euro 2016’, e megjithatë shqiptarët nuk e kanë humbur shpresën.

Edhe këngëtarja Rona Nishliu, është shprehur e emocionuar pas sfidës ndaj Zvicrës, të cilën Kuqezinjtë e humbën pa fat.

“Urime të gjithëve, lojë fantastike, pavarësisht rezultatit! Bravo djelmosha”, ka shkruar këngëtarja pas ndeshjes.

“Asnjëherë nuk ndalëm së besuari! Një ëndërr e pritur gjatë. E lumtur që përjetoj këtë emocion. Pasion në zemrat tona”, ka shkruar më tej ajo. /Albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori