Fëmijë azilkërkues të zhdukur në Britani, Daily Mail “nxjerr zbuluar” adoeshentin shqiptar: I riu flet me familjen dhe dërgon para (emri)

200 fëmijë azilkëkues janë zhdukur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesa dërrmuese e tyre 88% ose 176 fëmijë janë shqiptarë.

Në lidhje me këtë media britanike Daily Mail ka zbuluar se babai i një prej 200 adoleshentëve azilkërkues të zhdukur nga hotelet e Home Office ka pranuar i biri u zhduk në mënyrë që të mos kthehej më në Shqipëri.

18-vjeçari flet me babain e tij çdo ditë dhe po dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër në Shqipërinë veriore, raporton Daily Mail, e cila ka publikuar edhe emrin e adoleshentit, Orgito Lika.

Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të kaluar, ende zyrtarisht konsiderohet i zhdukur.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë nga Shqipëria.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e rreth 12 adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga HomeOffice vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa nga emrat nuk figurojnë në të dhënat shqiptare, duke sugjeruar se ata mund të kenë dhënë detaje të rreme ose janë bërë gabime. Të tjerët duket se kanë llogari aktive në mediat sociale që tregojnë rroba të shtrenjta, restorante dhe makina luksoze./albeu.com/ 


Shtuar 29.01.2023 11:13