Romeo Veshaj i lidhur Sara Kolamin? Blogerja s’do një të dashur të famshëm
Dje filluan të qarkullonin lajme se Romeo Veshaj teksa kishte dalë hapur si i dashuri i Jonida Maliqit, kishte filluar të frekuentohej edhe me Sara Kolamin. Sipas Panoramës, Romeo dhe Jonida u ndanë me vendim të kësaj të fundit në dhjetor. Rrjedhimisht, mes Romeos dhe Sarës ose ka pasur ose ka ende diçka.

Blogerja nuk iu përgjigj kërkesës së Anabel për koment, por tha diçka në “Mos i fol shoferit” që hedh dritë mbi romancën e aluduar. Ajo tha se i dashuri i saj i mëparshëm s’ka qenë pjesë e showbizit dhe se të ardhshmin gjithashtu nuk e do të famshëm.

“Jo nuk dua drama. Një personazh publik sjell me vete drama sepse fillon tërheq shumë vëmendje. Njerëzit fillojnë merren me ty,” tha Kolami shkruan anabel.

Ndërsa Romeo Veshaj zgjodhi një mënyrë të tërthortë për të reaguar. Në Instagram, moderatori publikoi një fragment nga filmi shqiptar “Rrethimi i vogël,” ku ndodh ky dialog.

A: Shpifje, intriga, inate!

B: Ku e dëgjove?

A: Në autobus.

B: Mos u merr me thashetheme shoqja Shegë se do ta pësosh.

A: Nuk thashë gjë unë o drejtor, njerëzit flisnin.

Shtuar më 19/01/2020, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori