"Roki" hetohet për favore seksuale
Pëlqej
Prokurorët e Los Angelos thanë të mërkurës se sektori i tyre i krimeve seksuale ishte duke shqyrtuar një rast kundër Sylvester Stallone. Greg Risling, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Los Angeles nuk dha më shumë detaje, por tha se rasti ishte paraqitur nga Policia në Santa Monica, California.

“Klienti im i mohon kategorikisht akuzat”, tha avokati i Stallone, Martin Singer, për CNN. “Është e padrejtë që Zyra e Prokurorit e bën këtë njoftim sepse të bërit publik nënkupton se aty ka diçka”.

Avokati Singer tha se gruaja që bëri ankesën kishte pasur një marrëdhënie të dyanshme me klientin e tij në 1980-ën. “Është e papërshtatshmë të përpiqesh të shkatërrosh dikë kështu”, shtoi ai.

Policia e Santa Monica tha në dhjetor se ata ishin duke hetuar një ankesë të bërë në nëntor 2017 lidhur me një incident të dyshuar për sjellje të keqe seksuale në vitet 1990 nga aktori.

Stallone bëri famë në 1976 me filmin e tij Rocky fitues i çmimit Oskal dhe vazhdoi të ngrihej si një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood.

California ka një statut kompelks për ndjekjet penale për abuzime seksuale, por veprat penale duhet të ndiqen brenda 10 viteve


Shtuar më 14/06/2018, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori