Rokeri bëhet baba në moshën 72 vjeçare
72-vjeçari Mick Jagger do të bëhet baba për herë të 8-të. E dashura 29-vjeçare e rokerit të grupit legjendar “Rolling Stones” Melanie Hamrick ka dhënë lajmin për mediat e jo vetëm.

Një burim ka thënë se ata janë shumë të lumtur dhe mezi po presin që fëmija i tyre të vijë në jetë.

“Ajo është shumë e zgjuar dhe e mirë. Ajo ka idetë e qarta se çfarë do të bëjë me jetën e saj dhe e di marrëdhënien që Mick ka me fëmijët e tij. Prandaj mezi po pret që ai të bëhet përsëri baba. Ky është një lajm shumë i bukur për ta. Është fëmija i 8-të i Mick dhe ai duket shumë i qetë. Ai ka treguar gjatë gjithë kohës mbështetjen e tij ndaj Melanie". /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2016, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori