Sanchez dhe agjenti i tij mbërrijnë në zyrat e Interit, pritet shkëputja e kontratës

Makina e Alexis Sanchez është parë duke u futur brenda selisë së Interit ku kiliani ndodhet bashkë me agjentin e tij.

Ka disa ditë që thuhet se Inter dhe Sanchez kanë arritur marrëveshjen për të shkëputur kontratën dhe në këto momente pritet që të firmoset zyrtarisht për këtë gjë.

Thuhet se sulmuesi kilian do të përfitojë rreth 5 milionë euro nga kjo shkëputje e kontratës me klubin zikaltër të Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.08.2022 15:19