Roberti ka në krah një super femër, por mbrëmë u hutua nga dikush tjetër
Pëlqej
“E bukura kushton” është një shprehje klishe që të gjithë e përdorim në situata të ndryshme ose, më mirë, për të shpëtuar nga situata në momente të caktuara. Por nëse është dikush që e di vërtet “çmimin” e të bukurës, ai është Robert Berisha. Muzikanti i njohur, bashkëshorti i Nora Istrefit, prej 12-vjetësh i lidhur me këngëtaren e njohur, e di mirë se sa e vështirë dhe e bukur njëkohësisht është të kesh pranë një bashkëshorte të bukur, seksi, me trup perfekt e provokuese.

Ndoshta jo sepse ajo e bën ta ketë maksimale vëmendjen ndaj, por edhe sepse e “sfidon” publikisht…

Megjithatë, Roberti e ndien veten me fat. Për Norën, por edhe për Lejlën, partneren që ka në Dance With Me – një vajzë e bukur, me trup perfekt dhe e gatshme të “sfidojë” balerinat për vullnetin që shfaq shkruan class.

Por Bertit diçka i ndodh natën e parë të spektaklit. Nëse mund ta justifikosh me emocionet, nuk janë ato që e hutuan. Sapo mbaroi kërcimin me Lejlën, juria i vuri në dukje se në prova kishte qenë shumë më mirë. Këtë, ai e konfirmoi edhe vetë: “Isha me mirë në provat gjenerale, është e vërtëtë.” Po pse u hutua?

Ngacmimit të Alketës nëse ishte “faji i Lejlës”, Roberti nuk e komentoi, por pranoi se ka qenë me fat që është shoqëruar gjithmonë nga vajza të bukura: “Po kam qenë gjithmonë i rrethuar nga e bukura, që prej 12-vjetësh” – tha ai duke pasur parasysh bashkëshorten. “Edhe lejla e bukur është, por nuk e di ç’më ndodhi…” – tha si i zënë në faj.

Natën e parë e mbylli me notën 7 nga juria.
Shtuar më 18/09/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori