Në “lule” të rinisë, ndahet nga jeta këshilltarja bashkiake në Tiranë (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta në moshë të re këshilltarja në Bashkinë e Tiranës, Dorina Kuka.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi, ku shkruan se kontributi i saj bujar për punët e mira në qytet do të mbetet.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!

Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkroi Veliaj.

Kujtojmë se Kuka ishte vetëm 35-vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël./albeu.com/