6 maji Dita e Shën Gjergjit, festa dhe ritet që duhet të bëni

Sot në Shqipëri si në shumë vende të Ballkanit festohet Dita e Shën Gjergjit.

Është Dita e Shën Gjergjit, pjesë e Trashëgimisë (jo materiale) Kulturore të UNESCO-s.

Kjo festë pagane që kremtohet me 6 maj sipas kalendarit gregorian shënjon ardhjen e pranverës në mënyrën më festive të mundshme.

Festa e Shën Gjergjit bashkon katolikë, ortodoksë dhe muslimanë të cilët besojnë se ajo sjell gëzim dhe begati. Traditat festive janë të larmishme në secilin prej vendeve ku festohet.

Data 6 Maj është dhe dita e përkushtuar ndaj shelgjeve të dashurisë.

Djemtë që janë të dashuruar ose të fejuar presin degë të mëdha dhe i vendosin në portat e shtëpive të vajzave që dashurojnë.

Më pas, organizohet një piknik i madh për të gjithë komunitetin dhe në fshat zgjidhet vendi më piktoresk për të bërë piknik, për të hedhur këngë e valle, për të festuar natyrën, dashuritë e reja dhe jetën në përgjithësi.

Gjatë piknikut organizohen rite të shumta si, vrapimi i kuajve, mundja e demave, sporti mundjes e plot gara të tjera sportive.
Thuhet që në këtë ditë shfaqen shumë ‘shtriga’, dhe kjo është arsyeja përse në shumë fshatra ndizen zjarre të mëdhenj.

Në fshatra të tjerë njerëzit shkruajnë dëshirat në një copë letër të cilën duhet ta vendosin poshtë një bime trëndafili në mbrëmjen e pesë majit.

Letra e dëshirave merret në mëngjes dhe hidhet në ujë të rrjedhshëm apo në det me besimin që ato do të plotësohen.


Shtuar 6.05.2023 07:41