Robert Downey Jr: Nuk do ketë Iron Man 4
Aktori 49-vjeçar Robert Downey Jr. ka pranuar publikisht se nuk do të ketë "Iron Man 4”. Një ditë më parë, në emisionin ‘The Late Show’ ai ka përgënjeshtruar zërat për një film të katërt ‘Iron Man’.

Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë të gjitha zërat, pavarësisht faktit se kishte thënë disa ditë më parë se mund të niste produksioni i filmit ‘Iron Man 4’.

“Nuk ka asnjë skenar për ‘Iron Man 4’, por do të vazhdoj të punoj me studion Marvel. Do të jem i përfshirë në filma të tjerë”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori