Robert De Niro kërkon "azil" në Itali pas fitores së Trump
Aktori i famshëm Robert De Niro, ka qenë një ndër personalitetet që ka dalë hapur kundëer Trump.

Ai madje në një video është shfaqur duke e kritikuar republikanin ashpër, duke kaluar edhe në ofendime të rënda.

Pas zgjedhjesTrump si president duket se aktori i njohur nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij lidhur me të.

Duke folur në një intervistë për Jimmy Kimmel, De Niro tha me ironi se mund të transferohet në Itali për të jetuar pas zgjedhjesTrump president, duke qenë se ka edhe shtetësi italiane. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2016, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori