Robert Berisha kapet sërish me Tunën: Po ta dinit të vërtetën do të thonit mirë ke bërë
Tuna dhe Roberti gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie konfliktuale me njëri tjetrin, gjë e cila është folur gjatë edhe në media.

Madje mund të themi se në cdo intervistë ku të pranishëm janë Roberti ose Tuna, moderatorët nuk ngurojnë të pyesin për sherrin mes tyre.

Sherri i tyre u bë publik pothuajse një vit më parë dhe që prej asaj kohe kanë filluar ironitë midis tyre, apo deklaratat kundër njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket arsyes së zënkës, askush nuk e di përveç familjarëve.

Ditën e sotme, këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ‘InTv’ dhe ngacmuar pak nga moderatorët, Roberti tha se ishte penduar për disa nga deklaratat e tij kundër Tunës.

“Ndoshta po. Në disa deklarata ndoshta po. Njerëzit nuk e dinë të vërtetën, po ta dinin do të thonin mirë ke bërë. Njerëz jemi, gabime bëjmë”, u shpreh ai. Roberti gjithashtu tha se gjërat me Patrisin vazhdonin të ishin në rregull, ndërsa me djalin e tyre takohej shpesh.
Shtuar më 25/06/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori