Robert Berisha flet për marrëdhënien me vëllain pas sherrit me Tunën: E kam rritur unë!
"
Patrisi është 9 vite më i vogël se unë dhe e kam
rritur, Jam kujdesur për të më shumë se prindërit e mi. Ne nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi kurrë probleme"
Kohë më parë në media u tha se dy vëllezërit Robert dhe Patris Berisha kanë prishur marrëdhënien e tyre.
Thuhej se debati që pati
Roberti me Tunën ndikoi dhe tek dy vëllezërit, por mesa duket kjo nuk është e vërtetë.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”
Roberti ka folur pa doreza për jetën e tij personale dhe gjatë intervistës ka zbuluar shumë detaje.
Kur u pyet për Patrisin,
Roberti tregoi se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë zënka.
“Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Çdo gjë është në rregull.
Patrisi është në Amerikë dhe kur isha aty e vizitova dhe i bëra surprizë. Ai u gëzua shumë.
Patrisi është 9 vite më i vogël se unë dhe e kam
rritur, Jam kujdesur për të më shumë se prindërit e mi. Ne nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi kurrë probleme. Ajo ka qenë thjesht një mosmarrëveshje”, është shprehur
Roberti.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 18:41