Robert Berisha flet hapur, tregon arsyen pse Nora dhe Tuna nuk flasin
Pëlqej
Tashmë prej disa vitesh ajo që është diskutuar më së shumti është marrëdhënia mes Tunës dhe Norës të cilat tashmë janë edhe kunata.

Mungesa e Norës në festën e babyshow-it të Tunës i shtoi dhe më shumë dyshimet, por gjithsesi asnjëra prej tyre s’ka folur deri më sot.

Lidhur me këtë çështje ka folur Robert Berisha, bashkëshorti i Norës, i cili ishte ftuar në emisionin “Rudina”.

“Me Tunën, as nuk dua që të takohemi. Nora është që 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa në Kosovë dhe në Shqipëri. E ka merituar që të ketë shumë fansa.

Për Patrisin dhe për Tianin edhe jetën e jap. Nora për asnjë artist nuk ka pasur asnjë farë problemi.

Tuna është ajo që ka pasur probleme me të gjithë artistët. Unë i kërkoj shumë falje Patrisit, që nuk kishim mundësi për të qenë në ditëlindje, dhe nuk do të shkoj në asnjë ditëlindje për shkak të Tunës. 100% nuk është faji tek ne”, u shpreh Roberti.
Shtuar më 25/05/2018, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori