E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Robert Berisha 2 muaj më parë dha lajmin për ndarjen nga Nora Istrefi
Po bëhen thuajse dy muaj prej se kur këngëtari, Robert Berisha pati paralajmëruar ndarjen nga gruaja e tij, Nora Istrefi.

Dyshja këtë gjë e kishin hedhur poshtë disa herë, madje ishte Nora ajo e cila së fundmi kishte thënë se ajo dhe Roberti janë më të dashuruar më shumë se kurrë më parë, dhe se vazhdojnë të jenë së bashku, dhe se çdo gjë është në rregull.

Robert Berisha para disa kohe lansoi këngën e re "S’të njoh", ku pati zëra se kënga i dedikohet Nora Istrefi.

I ftuar në emisionin "Wake Up", Robert Berisha nuk pati mohuar ndarjen nga Nora Istrefi, duke thënë se çfarëdo të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës time.

"Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt. Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë", pati thënë Robert Berisha në Top Channel.
Shtuar më 25/08/2019, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori