Dje dolën targat, sot Rama jep lajmin për drejtuesit e mjeteve: Llafet e gojëve të shthurura vijnë e ikin me erën

Ditën e djeshme skandali me publikimin e të dhënave personale u thellua akoma më shumë ndërsa u publikua lista me targat e mbi 500 mijë pronarët mjetesh në vend.

Sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video dhe thotë se ka një lajm të mirë për drejtuesit e mjeteve. Rama shkruan se, tashmë certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia dhe shton se u janë kursyer miliona lekë qytetarëve shqiptarë.

Rama gjithashtu në postim çon sinjale të fshehta kundrejt opozitës ku thotë se, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Postimi i Ramës:

Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit

U kursehen qytetarëve

90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit./albeu.com


Shtuar 25.12.2021 10:53