Rob Kardashian: E dashura erdhi në periudhën më të keqe të jetës
Vëllai i Kim, Khloe dhe Kourtney, Rob Kardashian, në një intervistë ka thënë se ndihej i dëshpëruar dhe në mëshirë të fatit para se të binte në dashuri me ish-striptisten dhe modelen.

Rob Kardashian dhe Blac Chyna kanë pushtuar kopertinën e revistës “People”, në të cilën 29-vjeçari ka zbuluar se si dashuria i ka shpëtuar jetën.

“Ajo erdhi në periudhën më të keqe të jetës sime”, ka thënë djali i Kriss Jenner.

“Nuk isha i lumtur me lëkurën time. Kisha humbur shumë gjëra. Chyna përfundimisht më motivon. Të qënurit me të, më hoqi pasiguritë e të dalurit në publik”.

“Kemi qënë miq me Chyna për një kohë të gjatë. Ishte dikush që i kërkoja vazhdimisht këshilla. Ajo gatuante për mua dhe bisedonim gjatë.

Më dhuronte shumë pozitivitet. Që herën e parë që e kam takuar, dëshiroja të ishim më shumë se shokë”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori