Nuk është rastësi nëse shihni 11.11 ose 22.22 në orën tuaj: Pas këtyre numrave fshihet një kuptim i rëndësishëm që nuk duhet ta injoroni kurrë

Numrat “pasqyrë” nuk janë të rrallë dhe në momentin që i shohim, Universi dëshiron të na tregojë diçka. Ja çfarë do të thotë kur shihni shifra të mbivendosura në orën tuaj.

Nuk është e çuditshme që kur shikoni orën, shihni të njëjtët numra që tregojnë orët dhe minutat. Këto nuk janë rastësi, por një mesazh nga Universi që duhet të dëgjoni, shkruan albeu.com.

Ne paraqesim interpretimin e tyre numerologjik:

00:00

Nëse i shihni këto shifra, është koha për të bërë një pushim. Trupi juaj ju dërgon sinjale se ka nevojë për pushim, por edhe emocione pozitive. Trupi e ka të vështirë të funksionojë në kushtet në të cilat jetoni kohët e fundit. Është koha për ndryshim.

06:06

Këto shifra nënkuptojnë se duhet të jeni të kujdesshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjërat tuaja. Dikush dëshiron t’ju mashtrojë ose grabitë. Kini kujdes se ku shkoni dhe me kë komunikoni. Jo të gjithë njerëzit kanë qëllime të mira.

08:08

Nëse i shihni këta numra të përsëritur në orën tuaj, do të thotë që nuk duhet të keni frikë! Kohët e fundit dyshoni shpesh në veten tuaj dhe hiqni dorë nga shumë gjëra nga frika. Për të hequr qafe këtë gjendje të tokëzimit, së pari duhet të kuptoni shkaqet e saj.

11:11

Kjo kohë tregon se duhet të jeni të kujdesshëm, sepse ndoshta dikush nga mjedisi juaj i afërt po ju mashtron ose gënjen. Përpiquni të zbuloni të vërtetën, kjo është mënyra për të gjetur paqen tuaj dhe për ta rikthyer jetën tuaj në ekuilibër.

13:13

Nëse shihni këto shifra, është një shenjë se duhet të kujdeseni menjëherë për shëndetin tuaj. Ndaloni të shtyni problemet shëndetësore dhe sëmundjet që ndjeni; trupi juaj po ju bën të kuptoni se gjithçka nuk është në rregull me të. Ndoshta është thjesht stres, ndoshta jo.

22:22

Nëse shihni këto shifra, do të thotë se keni një njeri negativ në mjedisin tuaj. Mund të jetë një mik, koleg, bashkëpunëtor. Komunikimi me një person të tillë ju lodh shumë dhe ju heq gjithë energjinë pozitive. Hiqni qafe ndikimin negativ sa më shpejt të jetë e mundur. /albeu.com/