Rita rrëfen për vuajtjet në emigrim
Këngëtarja me origjine nga Kosova Rita Ora, ka rrefyer jeten e saj para se te behej nje personazh i njohur. Ylli i hitit ‘Hot Right Now’, ka lindur në vitin 1990 në Prishtinë, por së bashku me familjen kishte shkuar si refugjate në Londrën perëndimore kur ishte vetëm 12 muajsh.


“Fjala refugjate mbart në vete shumë paragjykime, por gjithashtu na ka bërë neve të jemi të vendosur për të mbijetuar. Kur gjendesh në një ambient të panjohur, ku njerëzit e tjerë nuk ndjehen rehat me faktin që je atje, ata automatikisht do të jenë kundërshtues. Është rregull i xhunglës. Ishte vetëm një dhomë për ne të katër, ndërsa motra ime më mërziste duke i bërë detyrat e saj ndërsa unë mundohesha të flija. Nga dritarja mund të shihja varrezat Brompton. E frikshme”, ka rrëfyer Rita. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori