Rama ndan lajmin: 30 mijë lekë për çdo hektarë grurë,si duhet të aplikoni (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe njëherë vendimin e qeverisë për të gjithë fermerët që do të kultivojnë grurë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka kujtuar se të gjithë ata që do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë.

Rama shton se aplikimet do të bëhen online te e-Albania nga data 1 deri më datë 23 shtator.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË

������‍������‍��� Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë ���

���Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik������‍������‍���������

���Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor������������‍������‍���/albeu.com/