Pogba do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ylli i Atleticos i afrohet Juventusit

Saul Niguez mund të gjejë një vend te Juventusi, pasi ekipi nga Torino ka nevojë urgjente për të zëvendësuar të dëmtuarin Poul Pogba.

Atletico Madrid ka kohë që kërkon t’i gjejë një destinacion spanjollit dhe një lëvizje të “Zonja e Vjetër” do të ishte edhe në shërbim të Alvaro Morata-s.

Klubet po konsiderojnë një huazim me opsion blerjeje për një vit dhe përveç zëvendësimit të Pogba, Saul mund të plotësojë edhe vendin e lënë bosh nga Ramsey.

Mesfushori spanjoll po kërkon një skuadër ku të ketë një rol kyç dhe pasi nuk arriti të kishte sukses te Chelsea, ai është i gatshëm të provojë fatin e tij në Itali./albeu.com