Si ta shëroni dhimbjen e kokës pa ilaçe

Sipas mjekëve, shumë faktorë mund të shkaktojnë dhimbje koke – ndryshimet e motit, stresi, hipertensioni, përkeqësimi i sëmundjeve kronike etj.

Ndonjëherë dhimbjet e forta sinjalizojnë praninë e një sëmundjeje të rëndë që kërkon një vizitë urgjente te mjeku, transmeton Telegrafi.

Por nëse sfondi i dhimbjes së kokës nuk është një sëmundje e rëndë kronike, atëherë dhimbjen mund ta largoni shumë lehtë dhe neurologët amerikanë kanë zbuluar se çfarë bëjnë ata…

Së fundmi, neurologët amerikanë dhanë një sërë rekomandimesh për lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Kjo listë përfshin metodat më efektive, të cilat ata i përdorin rregullisht në punë dhe në shtëpi. Këtu janë pesë më efektivet:

Mundohuni të gjeni një vend të qetë dhe të qëndroni ulur atje për të paktën gjysmë ore. Metoda është veçanërisht efektive nëse dhoma është e errët.

Pini ujë të ftohtë në gllënjka të vogla. Sipas fjalëve të profesoreshës së asociuar të Institutit të Neurologjisë (West Virginia, SHBA), Kristina Lopez, shfaqja e një dhimbje koke tek ajo, si rregull, sinjalizon mungesë uji në trup. Kur vendoset ekuilibri, migrena zhduket.

Hidhet nga çatia e “shtëpisë së barit”, 23 vjeçari shqiptar thyen këmbën teksa po arratisej, arrestohet
Fërkoni tëmblat me pak vaj esencial mbi to. Është më mirë nëse vaji eterik është nga haloret. Era e mentolit ndihmon në relaksimin dhe uljen e shkallës së dhimbjes.

Pini kafe. Kafeina ngushton enët e gjakut, gjë që redukton rrjedhjen e gjakut në tru. Si rezultat, dhimbja e kokës mund të kalojë shpejt.

Vendosni kompresa të ftohta. Lagni një shami me ujë dhe vendoseni në ballë. I ftohti do të ndihmojë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe eliminimin e simptomave të pakëndshme.


Shtuar 24.02.2022 23:39