Rita Ora takon Princi Harry-n, qëllimi i tyre do iu prekë zemrat (FOTO LAJM)
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora së fundmi është takuar me Princin Harry.

Ajo dhe mamaja e saj Vera Ora, kanë ndarë me ndjekësit në Instagram momentin e takimit me princin në një koncert për bamirësi ku Rita ishte e ftuara e nderit.

Koncerti është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi, ku mos të harrojmë pa përmendur se ky koncert është bërë dhe vitin e kaluar.

Në fotot e publikuara Rita Ora shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të, pranë këtyre fotove mamaja e Ritës ka shkruar: “Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.
Rita Ora takon Princi Harry-n, qëllimi i tyre do iu prekë zemrat (FOTO LAJM)

Shtuar më 12/06/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori