Piktura e Donaldit për Pavarësinë e Kosovës po bën xhiron e rrjetit (FOTO LAJM)

Sot është Pavarësia e Kosovës dhe nuk kishte se si të mungonin edhe urimet nga finalistët e “Big Brother VIP”.

Donaldi ka zgjedhur të realizojë portretin e Adem Jasharit me shumë entuziazëm. Ai fillimisht i ka kërkuar produksionit t’i sjellë një foto dhe më pas e ka pikturuar me sukses.

Rezultati në fund ishte mahnitës, teksa shoqërohet nën tingujt e këngës “Mora fjalë”, që i dedikohet heroit.

Kjo gjë është pëlqyer shumë nga fansat, të cilën e kanë publikuar në rrjetet sociale.


Shtuar 17.02.2022 16:24