Rita Ora publikoi foto topless, e ëma e kritikon publikisht në gjuhën shqipe (FOTO LAJM)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, nuk e ka patur aspak problem që të shfaqej “topless” para miqve dhe të dashurit të saj, teksa ndodhet me pushime në Ibiza.

Madje Rita nuk është ndalur me kaq, pasi edhe në profilin e “Instagram”-it ka publikuar imazhe ku shfaqej pa reçipeta, por është mundur që gjoksin ta mbulojë me duar.

Pozat e saj kanë marrë si gjithmonë mijëra pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet. Por komenti që bie në sy është i mamasë së saj, Vera Ora, e cila herë pas here i thotë diçka, e madje në shqip.

“S’ka mo deti”, i shkruan ajo të bijës, ku me humor duket se i ka dhënë ultimatumin pas këtyre imazheve tepër provokuese.

Ndërkohë thuhet se Rita ndodhet me pushime në Ibiza së bashku me të dashurin e ri. Në mediat e huaja po përflitet se këngëtarja shqiptare është në një romancë me 29-vjeçarin, Romain Gravas, i cili është një regjisor me origjinë greko-franceze.

Dyshja kaloi disa ditë pushimesh bashkë me një grup miqsh dhe s’mundën t’i shpëtonin dot syrit të paparacëve. Në një moment madje, Rita u fotografua duke hequr bikinit e saj duke u zhytur topless në det pranë partnerit të ri.

Gavras është një emër i njohur pasi ka krijuar edhe videot muzikore për M.I.A dhe Kanye West me Jay-Z, “No Church in the Wild” në vitin 2012.

Shtuar më 03/08/2020, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori