Rita Ora plotëson amanetin e gjyshit (FOTO LAJM)

Rita Ora mbetet një nga divat e muzikës shqiptare e cila korri sukses në Amerikë.

Por duket se Rita ka ndërmend të ndryshoje rryme se fundmi.

Në një intervistë për MTV artistja zbuloi se ka nisur të shkruajë skenarin e një filmi, gjë që e ka ëndërruar gjithnjë dhe që është edhe një lloj amaneti i gjyshit të saj, Besim Sahatçiu.

Sahatçiu ka qenë vetë skenarist dhe para vdekjes së tij në 2005-ën, Rita shprehet se ai dëshironte që edhe ajo të bëhej skenariste.
”Gjyshi im ishte i paparë! Ai bënte filma dhe e mbaj mend një gjë të tillë sepse para se të vdiste, ai më tha: ‘Kam dashur gjithmonë që ti të bësh filma’.

Dhe tani që po e bëj këtë, është kaq bukur. E di që ai po më sheh!”- u shpreh Ora. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori