Rita Ora paralajmëron publikimin e kolonës zanore të “Fifty Shades Freed” (VIDEO)
Nëse në seritë e kaluara Rita ka qënë pjesë e kastit të aktorëve në trilogjinë “Fifty Shades”, në serinë e tretë të tij asaj i besohet edhe kolona zanore.

Kënga e titulluar “For You” vjen në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Liam Payne dhe ky detaj është zbuluar vetëm pak ditë më parë nga dysha e artistëve.

Tashmë erdhi koha për publikimin e këtij projekti i cili po pritet me padurim nga fansat. Pak orë më parë Rita dhe Liam kanë ndarë me ndjekësit e tyre në instagram një video të shkurtër ku ata shfaqen gjatë regjistrimit të kësaj kënge.

Versioni i plotë audio i “For You” pritet të publikohet ditën e nesërme ndërsa sa i përket klipit ende nuk ka detaje. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2018, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori