Rita Ora në zi, humb mikun e saj më të ngushtë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme Rita Ora është tronditur nga vdekja e një njeriu shumë të dashur për të.

Bëhet fjalë për ndarjen nga kjo jetë të Matt Irwin, fotografit të njohur britanez që ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare.
Irwin ishte fotograf zyrtar i shumë fytyrave publike si grupit One Direction, Miley Cyrus, Years & Years, Cara Delevingne e Nicki Minaj.

Muajve të fundit ai kishte treguar një afërsi me këngëtaren me origjinë nga Kosova teksa vetëm pak kohë më parë dyshja kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Rita ka kujtuar Matt Irwin përmes një imazhi të përbashkët.

Matt Irwin, ti ishe gjithmonë i buzëqeshur, jam shumë me fat që të kam njohur dhe që kemi bërë fotosesione dhe shumë gjëra tjera. U prefsh në paqe miku im’, është shprehur Rita.

Megjithatë, ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së Irwin, teksa fansat e yjeve botërorë kanë vërshuar me ngushëllime dhe homazhe në rrjetet sociale./Albeu.com/
Shtuar më 07/05/2016, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori