Rita Ora në turne koncertesh në SHBA
Rita Ora është përgatitur që të fillojë festën në SHBA qysh nga muaji tetor, përderisa faqja e MTV-së ka prezantuar turneun e koncerteve të Ritës “The Ora Tour” që pritet të fillojë më 23 tetor, shkruan Express.

Këngëtarja që do të jetë bashkë me këngëtarët që do ta ndihmojnë, Iggy Azalea dhe Havana Brown, vetëm gjatë muajit tetor do të këndojë në pesë qytete amerikane, ku do të këndojë këngët e saj më të njohura si "How We Do (Party)" dhe hitin e saj më të njohur "R.I.P".

Të gjitha këto koncerte do të paraqiten në një emision kryesor të MTV-së për çdo javë, përderisa ato do të jenë emisionet e njohura të këtij televizioni mtvU dhe MTV Hits.

“Cilat janë ritet e mija para koncerteve? Një shishe me Jack. Ndonjë birrë mandej, për të qenë sa më në qejf. Nuk duhet harruar edhe çajin dhe nuk do të dëgjoj muzikë me zë të lart. Kështu arrij të koncentrohem më mirë në koncert nëse pi Whiskey dhe çaj. Ky është rituali im para një koncerti”, i ka thënë Ora MTV News për përgatitjet e saj për koncertet.

Ajo ka folur për stilin e saj në skenë. “Stili im në skenë është më shumë stili im ashtu si dukem dhe si shkoj apo rri diku. Zakonisht vesh ato tesha që ndihem më rehat në to dhe po ashtu nuk luaj shumë me zëra.

Ndryshe, Ora ishte në “MTV PUSH Artist” në korrik, përderisa mori pjesë edhe në MTV Music Awards, ku prezantoi çmimin “Best Male Video”, të cilin e mori “Moonman” nga Chris Brown, në shtator. Në të njëjtin muaj, pra në shtator, Rita debutoi si e ftuar speciale në "MTV Unplugged".

Turneu i tetorit i Ritës

23 tetor – Santa Ana, CA @ Yost Theater
24 tetor - San Francisco, CA @ Regency
26 tetor - Chicago, IL @ The MID
Shtuar më 15/10/2012, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori