Rita Ora në lidhje me shokun e David Beckham (FOTO LAJM)

Kështu siç e ka nisur, Rita Ora shumë shpejt do të ketë më shumë të dashur sesa hite të kënduara, raporton në një shkrim të tij "Daily Mail". Vetëm pak javë më parë ajo u fotografua në Las Vegas me futbollistin 25- vjeçar, Luke Magill. Por siç duket ai tashmë është vetëm një kujtim i së shkuarës, pasi këtë muaj këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar në krahët e agjentit të futbollit Dave Gardner, ndërsa shëtiste me të në Londër.

22-vjeçarja është njohur me Gardner, shokun e ngushtë të David Beckham, në fund të vitit që lamë pas, ndërsa një mik i saji e ka prezantuar me agjentin gjatë një feste dhe që në çastin e parë ka pasur një kimi të fortë mes tyre.

Një burim ka raportuar për mediat britanike se: "Rita dhe Dave e pëlqejnë vërtet shumë njëri-tjetrin". Këngëtarja e hitit "Rip" dukej shumë e afërt me 36-vjeçarin ndërsa shëtiste në rrugët e Londrës.

Rita ka hyrë me agjentin e futbollit në një dyqan për të blerë revista dhe pije të gazuara. Çifti ishte veshur thuajse njësoj. Të dy kishin zgjedhur komplete tutash për këtë pazar të shpejtë. Siç raportojnë burimet, Rita po jeton në shtëpi me Gardner dhe ditët e fundit ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

"Dave është një frymë e re për Ritën. Ai është shumë i qëndrueshëm dhe me këmbë në tokë", tha burimi, duke shtuar që miqtë e këngëtares shpresojnë që kjo marrëdhënie të zgjasë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2013, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori