Rita Ora kujton gjyshin e saj në shqip: Të dua shumë (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka festuar ditëlindjen e motrës së saj Elena Ora, por në të njëjtën ditë ishte edhe përvjetori i ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.

Rita postoi një foto të gjyshit të saj dhe shkroi se i mungon shumë. "Gjyshi të dua shumë", shtoi këngëtarja në shqip.

Ndërsa në postimet e tjera, Rita u kujdes t'ja zbukuronte ditën motrës së saj duke publikuar momentet e tyre më të bukura.

"Jam e lumtur çfarë kemi arritur bashkë. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua", shkroi Rita për të motrën, e cila u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe.

Shtuar më 21/10/2020, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori